0 comments
Ligji i të drejtave civile është zona praktike e avokatëve të cilët këshillojnë individët, bizneset dhe subjektet qeveritare për çështjet ligjore të cilat prekin të drejtat civile. Ligjet e të drejtës civile janë të ndryshme, komplekse dhe vazhdimisht evoluojnë. Ligjet për të drejtat civile të mbulojnë një shumëllojshmëri të të drejtave dhe lirive të njohura dhe garantuara për çdo qytetar dhe banor Shqiptar nga shteti dhe nga ligjet e kushtetutës vendore. Për shembull, qytetarët dhe banorët kanë liritë që lidhen me të folurin e tyre, bashkimin, shoqerimin dhe të drejtën për të praktikuar një fe e zgjedhjes së tyre; në jetën e tyre, në lirinë dhe privatësinë personale; kanë të drejtë të barabartë në arsimin publik, në gjykatë, në objektet publike, në shërbimet dhe në strehim e tyre; trajtim të barabartë dhe të drejtë me anë të zbatimit të ligjit dhe të gjykatës; si dhe të drejtën për të votuar. Të drejtat e ndryshme civile përfshijnë jo vetëm liritë, por edhe të drejtën për të qenë i lirë nga diskriminimi në disponueshmërinë dhe ushtrimin e këtyre lirive.
“Diskriminimi” Rezulton kur një individi, grupi, apo një biznesi apo një entiteti shtetëror sjell paragjykim, nxit sjellje ose një praktikë të tillë që pengon tjetrin për një qasje të barabartë ose pengon në ushtrimin e të drejtave dhe lirive të garantuara qytetare. Natyrisht, jo çdo shkelje e të drejtat civile apo lirisë te tjetrit përbën diskriminim të paligjshëm. Ligjet e të drejtave civile e bëjnë të paligjshëm diskriminimin në bazë të anëtarësimit të dikujt në një klasë të mbrojtur. Një nga të drejtat civile është se nuk mund të diskriminomjë apo të ndikojmë negativisht ndaj të tjetërve në bazë të racës, ngjyrës, fesë, gjinisë, moshës, paaftësisë ose origjinës kombëtare. Si rregull parësor, diskriminimi ndaj një klasë të mbrojtur të qytetarëve që ndërhyn në ushtrimin e të drejtave të votës, të drejtën për tu mbledhur, lirinë e fjalës, fesë, apo shoqerimit ose ndaj aksesit me mundësi të barabarta në arsim apo strehim sjell ligjet e të drejtave civile në pah.